Projektet ballkanike pas Berlinit

24/09/2014 00:00

Ministri i Zhvillimit Ekonomik Arben Ahmetaj, i pranishëm në takimin e Komitetit për Marrëdhëniet Ekonomike të Europës Lindore i mbajtur në Budva të Malit te Zi, propozoi ngritjen e një grupi të përbashkët pune mes vendeve të rajonit, i cili do të punojë për të materializuar diskutimet e nisura në Berlin në një platformë konkrete bashkëpunimi të përkthyer në projekte konkrete dhe reforma të përbashkëta.

Ky grup, sipas Ahmetajt, do të dalë me një dokument të përbashkët dhe konkret të cilin kryeministrat e secilit vend do ta prezantojnë në Berlin.

Duke folur për ekonominë shqiptare, Ministri tha se shumë shpejt qeveria shqiptare do të njoftojë reformën që lidhet me përmirësimin e mjedisit të të bërit biznes në Shqipërinë, ku do të preken 7 nga 11 indikatorët që vlerëson Banka Botërore.

Top Channel