PD: Rama, “show” me tapitë

24/09/2014 00:00

Partia Demokratike e ka cilësuar si show mediatik shpërndarjen e 1 mijë tapive për banorët e Durrësit nga kryeministri Edi Rama.

Në një deklaratë për mediat, koordinatorja Silvi Bardhi akuzoi shefin e qeverisë se është pikërisht ai që mban peng çertifikatat e legalizimeve të bëra gati nga qeveria e kaluar.

“Edi Rama ndau sot para mediave tapi të përgatitura nga administrata e mëparshme. Prej më shumë se 1 viti ALUIZNI i tij nuk ka përgatitur asnjë dosje të re, por mban peng praktika të vjetra. Sa më show të bëjë Rama, aq më shumë dalin në pah mashtrimet e tij. Legalizim falas nuk ka pasur dhe nuk do të ketë. Kryemashtrimi i fushatës elektorale ishte ndër të parët që u braktis nga Rama sapo erdhi në pushtet”, deklaroi Bardhi.

Top Channel