Brazili kërkon miqësore revanshi me Gjermaninë

24/09/2014 00:00

Presidenti i Konfederatës Braziliane të Futbollit (CBF), Jose Maria Marin, ka deklaruar se kërkon të luajë një miqësore ndaj Gjermanisë për të marrë revanshin e asaj humbjeje turpëruese 7-1 që Seleçao pësoi në gjysmëfinalet e Botërorit.

“Duam që të luajmë një ndeshje ndaj tyre për të “larguar fantazmat” e Botërorit. Nëse duan, e luajmë në Gjermani miqësoren”, tha Marin për ‘O Estado de Sao Paulo’.

Brazili u mund 7-1 në Belo Horizonte ndaj Gjermanisë, në atë që është humbja më e thellë në historinë e pesë herë kampionëve të botës.

Presidenti i CBF-së shtoi: “Në Botëror, kombëtarja jonë nuk dha atë që pritej. Tani kemi përpara Olimpiadën e vitit 2016 dhe kemi mundësinë të ngushëllohemi me medaljen e artë në futboll.”

Top Channel