Tiranë, atentat me armë zjarri

24/09/2014 00:00

Një atentat me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës në periferi të Tiranës, ku si pasojë një person ka mbetur i plagosur.

Sipas informacioneve të fundit, ngjarja ka ndodhur pranë të ashtuquajturit Pallati me Shigjeta, ku dy vetë që po udhëtonin me motor i kanë zënë rrugën të lënduarit.

Prej andej dy autorët kanë zbrazur armën që dyshohet të jetë pistoletë ndaj shënjestrës së tyre, që ndodhej në bordin e automjetit të tij.

Forcat e policisë pasi kanë marrë informacionin kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe e kanë shoqëruar të plagosurin në Spitalin Ushtarak, ku ndodhet në gjendje të rëndë.

Ndërkohë, autorët e atentatit janë larguar nga vendi i ngjarjes menjëherë pasi kanë qëlluar, duke humbur gjurmët e tyre.

Top Channel