Seria A, Juve dhe Roma sërish në krye

24/09/2014 00:00

Juventus dhe Roma vazhdojnë të kryesojnë kampionatin italian me pikë të barabarta.

Ndërkohë që skuadra e Allegri-t mundi 3-0 Cesena-n falë dopjetës së Vidal dhe golit të Lichtsteiner. Ekipit roman iu desh goli i Pjanic në minutën e 87 që të mposhte 2-1 Parmën dhe të dilte me 3 pikë nga kjo sfidë, e cila rezultoi më e vështirë nga sa ishte parashikuar.

Edhe pas javës së katërt, kampionët e Italisë vazhdojnë të mbeten skuadra e vetme që nuk ka pësuar asnjë gol deri tani.

Fitoi këtë mesjavë edhe skuadra e Interit, e cila mundi 2-0 Atalanta-n me supergolat e Osvaldos dhe Hernanez, ndërkohë që Napoli barazoi 3-3 me Palermon, një rezultat ky që rrezikon të ardhmen e Benitez si trajneri i napolitanëve.

Top Channel