Nigeri, dorëzohen militantët e Boko Haramit

25/09/2014 00:00

Ushtria nigeriane ka deklaruar se më shumë se 260 militantë të Boko Haramit janë dorëzuar në veri-lindje të Nigerisë. Një zëdhënës i ushtrisë shtoi gjithashtu se ushtria ka vrarë liderin e grupit, Abubakar Shekaun.

Gjatë javëve të fundit Boko Harami ka pësuar humbje të mëdha pasi ushtria i ka sulmuar në shtëpinë e tyre, Maiduguri.

Duke folur në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, presidenti nigerian Goodluck Jonathan i kërkoi këshillit të gjente mënyra alternative për të luftuar kërcënimin e militantëve.

“Ka prova se Boko Harami i ka burimet jashtë vendit tonë. Vetëm nëpërmjet aksioneve të përbashkëta mund ta luftojmë këtë kërcënim dhe mund të ndërtojmë strukturat e duhura për t’i rezistuar rilindjes së militantëve”, tha presidenti Jonathan.

Top Channel