Lamtumirë Halle, Famke dhe Jimmy

25/09/2014 00:00

Në filmin e radhës të sagës ‘X-Men’ që do të titullohet ‘Apocalypse’ aktorët Halle Berry, Famke Jannsen dhe James Marsden nuk do të jenë më pjesë e kastit.

Lajmin e ka bërë të ditur skenaristi Simon Kinberg, i cili tha për ‘Yahoo Movies’: “Halle, Famke dhe Jimmy kanë bërë një punë të jashtëzakonshme gjatë gjithë këtyre viteve, por ky film tregon një histori që ka ndodhur 20 vite para asaj që është treguar në filmin e parë të sagës, ku ata kanë qenë protagonistë. Na duhen aktorë në moshë shumë të re.”

Në filmin ‘Apocalypse’ do të jenë të pranishëm Hugh Jackman (Wolverine), Michael Fassbender (Magneto), James McAvoy (Xavier), Evan Peters (Quicksilver), Jennifer Lawrence (Mystique), Nicholas Hoult (Beast) dhe për herë të parë në sagë do të jetë i pranishëm edhe Channing Tatum (Gambit).

Top Channel