“Do të doja ta shihte se çfarë kemi arritur”

25/09/2014 00:00

Vin Diesel ka postuar në profilin e tij në Facebook një fotografi të filmit ‘Fast & Furious 7’ ku duket së bashku me aktorin Paul Walker, i cili humbi jetën në 30 nëntorin e vitit të kaluar në një aksident me makinë.

47-vjeçari e postoi foton pas publikimit të trajlerit të filmit që do të shfaqet në kinema në 3 prill 2015.

“Pa fjalë… Të gjithë jemi munduar të bëjmë krenar Pablon (Paul Walker) dhe do të doja shumë që ai të shihte se çfarë kemi arritur”, shkroi Vin Diesel.

Dy vëllezërit e Paul-it, Caleb dhe Cody, zëvendësuan aktorin e ndjerë në disa skena për të mbyllur xhirimet e filmit të shumëpritur.

FOTO GALERI
1/1

Top Channel