Barcelona, 90 minuta pa goditur asnjëherë portën

25/09/2014 00:00

Barcelona nuk ka pësuar gol as mbrëmjen e së mërkurës duke e mbajtur të paprekur portën që nga fillimi i kampionatit. Ky është lajmi i mirë, por lajmi i keq është që katalanasit nuk goditën asnjëherë në portën kundërshtare në barazimin 0-0 ndaj Malagës.

Rasti më i mirë ka ardhur nga mbrojtësi Marc Bartra, i cili dërgoi jashtë një goditje me kokë. Vetëm kaq nga Messi me shokë në një 90-minutësh pa emocione.

Luis Enrique hoqi Neymarin dhe Pedron për të ndryshuar situatën, por Sandro dhe Muniri nuk arritën të përmirësonin lojën sulmuese të blaugranave.

Kishte 10 vite që Barcelona nuk përfundonte një ndeshje pa goditur qoftë një herë në portën kundërshtare.

Top Channel