Greqia ka vendosur të dërgojë armatime për forcat kurde që luftojnë kundër rebelëve islamike të ISIS.

Lajmi konfirmohet prej Ministrise se Jashtme Greke, e cila njofton se qeverria ka dhene driten jeshile per dergimin e armatimeve ne kurdistan,ne kuader te kualiconit boteror anti-islamik, ka deklaruar kjo ministri.

Behet fjale per sasi te medha armatimesh me prejardhje lindore,kryesisht automatike Kalashnikove,mijera fisheke,granata,mitraloza te kalibrit 12.7.dhe 14.5 mm,grananate hedhes RPG,si dhe materiale suportuese te tyre.Burime ushtarake sqarojne se armatimet qe do te dergohen ne ditet ne vazhdim drejte krahines autonome te kurdistanit ne veriun e Irakut,jane sekuestruar prej policise,dhe rojes bregdetare greke,gjate operacioneve te shumta te zhvilluara ne portet dhe kufijte e saj detar dhe tokesor.

Sasia me e madhe e ketyre lloj armatimeve eshte kapur gjate dy viteve te fundit,ne anije qe udhetonin nga Libia drejte Sirise,si dhe nga Turqia per ne Iran.Armatimet e ne fjale,nuk i sherbejne forcave greke te armatosura,pasi sic dihet,ushtria greke perdor armatime te lehta te prodhuara ne Sh.B.A,dhe ne Greqi.

Vendimi i Greqise per dergimin e armatimeve ne mbeshtetje te aleances kunder terrorit,eshte pershendetur prej vendeve anetare te kesaj aleance.Nderkohe,Greqia ka vene ne dispozicion edhe portet dhe aeroportet e saj prej nga ku nisen ose furnizohen avionet dhe anijet pjese e aleances.Burime ushtarake thane se prej muajsh nga  baza e Sudas ne Krete nisin fluturimet e tyre avionet zbulues amerikane te tipit Drone,ndersa ende nuk eshte konfirmuar edhe pjesemarrja e aviacionit grek ne borbadimet e kryera ditet e fundit ndaj pozicioneve te ISIS ne Siri dhe Irak.

Deri tani,Athina ka bere kujdes ne implikimin e saj ushtarak ne lindjen e mesme,duke mos prekur aspak marredheniet e saj te mira me boten islamike,por kercenimet prej ISIS, nuk mund ta lenë Athinen jashte aleances,thone analistet e çeshtjeve te lindjes se mesme.

Greqia ka marredhenie shume te mira ne rajonin e Lindjes se Mesme dhe Afriken Veriore,ndaj kjo e ka lene ate jashte kercenimeve te deritanishme te Al Kaedes, por nje implikim ushtarak pikerisht ne kulmin e luftes kunder ekstremisteve te ISIS,i jep asaj mundesine te permiresoje marredheniet ne Gjirin e Aleances euroatlantike,rikonfirmon marredheniet e mira te Athines me Sh.B.A,por njekohesisht,do te rrise edhe fuqine e saj diplomatike ne rajon,ne fazen e mbas sulmeve ushtarake,gje qe Athina di ta beje mjafte mire ne Lindjen e Mesme.

Top Channel