Shkatërrohen rafineritë e ISIS

25/09/2014 00:00

Ofensiva kundër ISIS-it në Siri vazhdon me objektiva të qartë, duke
shënjestruar në valen më të fundit të sulmeve ajrore një prej atyre që
mund të konsiderohen burimet e tij më të rëndësishme financiare:
rafineritë e naftës.

Nga perllogaritjet e ushtrise amerikane, keto te fundit gjenerojne gati 2 milione dollare te ardhura ne dite per grupin ekstremist. strategjine e pushtimit te zonave naftembajtese, ISIS e ndoqi qe ne fillim si ne Siri, ashtu dhe ne Irak dhe shitjet nga nafta bruto e nxjerre prej andej kane ndihmuar avansimin e tij ne te dy keto vende.

Nata e trete e bombardimeve te ndermarra nga avione amerikane, saudite e te Emirateve te Bashkuara Arabe, solli edhe 19 viktima: 14 luftetare te shtetit islamik dhe 5 civile. Qe prej muajit gusht Shtetet e Bashkuara kane ndermarre thuajse 200 sulme ajrore kunder militanteve te ISIS-it ne Irak e te henen, i shtrine operacionet edhe ne Siri.

Nderkohe, keshilli i sigurimit i OKB-se miratoi ne unanimitet rezoluten detyruese  per masa te ashpra ndaj luftëtarëve të huaj që i bashkohen xhihadisteve.

Nje dite me pare organi me i larte i kombeve te bashkuara per sigurine votoi për t’i detyruar vendet e ndryshme ta cilësojnë krim për qytetarët e tyre udhëtimin jashtë shtetit, për të luftuar ne krah te militanteve. Takimin e kryesoi Barak Obama, i vetmi president amerikan qe e hedh nje hap te tille, duke shprehur qe ne çelje te sesionit solidaritet me Francën, pasi një shtetas francez u rrëmbye dhe ju pre koka nga xhihadistët në Algjeri. Obama paralajmeroi megjithate se nuk mjaftojne vetem rezolutat per mposhtjen e ISIS-t dhe organizatave te tjera ekstremiste.

“Retorika e lartë dhe qëllimet e mira nuk do i ndalojne dot aktet terroriste. Fjalët e thëna sot këtu duhet të kthehen në vepra, ne aksione konkrete brenda vetë vendeve dhe në mes tyre, jo vetëm në ditët e ardhshme, por edhe në vitet që do të vijnë”, tha Obama.

Aktualisht sipas të dhënave të ‘Neë York Times’, në krah te ISIS-it dhe ekstremisteve te tjere islamike ne Siri dhe Irak luftojnë më shumë se 15.000 luftëtarë të huaj. Më shumë se 2000 prej tyre mendohet se vijnë nga Europa.

Top Channel