Jessica Simpson merr mbiemrin e burrit

25/09/2014 00:00

Jessica Simpson ka zbuluar se do të marrë mbiemrin e bashkëshortit të saj dhe do të quhet nga tani e tutje Jessica Johnson.

Këngëtarja amerikane u martua me ish-lojtarin e NFL-së Eric Johnson në 5 korrik dhe ka shtuar se muajt e parë të martesës kanë qenë “më emocionuesit” e jetës së saj.

“Dashuria ka arritur nivele stratosferike”, tha 34-vjeçarja në një emision televiziv amerikan.

Këngëtarja e cila është ngacmuar shumë për peshën e saj pas lindjes së dy fëmijëve, foli edhe për motivimin që i dhanë talljet e njerëzve në internet.

“Dola në mbrojtje të gjithë atyre femrave që kanë vështirësi në humbjen e peshës. Prioriteti im nuk ishte të kënaqja publikun duke ngjarë si një 25-vjeçare”, u shpreh Jessica.

Top Channel