Hamburgerat jo vetëm të shëndoshin, por edhe të bëjnë budalla

25/09/2014 00:00

Dihet që konsumimi i ushqimeve të “fast-food”-it të shëndosh, por një studim i ri ka dalë në përfundimin se hamburgerat, picat dhe patatet e skuqura ndikojnë edhe në funksionimin e mirë të trurit.

Kërkuesit shkencorë zbuluan se një dietë jo e shëndetshme prek aftësitë mendore, përqendrimin, aftësinë e të mësuarit dhe kujtesën, sidomos tek adoleshentët.

Dr. Anett Nyaradi nga Universiteti Western Australia tha për ‘Science Network’: “Adoleshenca është një periudhë kritike për zhvillimin e trurit. Ka shumë mundësi që dieta jo e shëndetshme ta rrezikojë shumë zhvillimin e mirë të tij.”

“Studimi ynë ka rëndësi të madhe në politikat e ardhshme që kanë lidhje me shëndetin”, shtoi Dr. Nyaradi.

Top Channel