Kuvendi voton rishikimin e buxhetit

25/09/2014 00:00

Akti Normativ për rishpërndarjen e buxhetit ka mbërritur në Parlament, ku pas pesë vjetësh, rishikimi bëhet me rritje 3.1 miliardë lekë.

“Janë as më shumë dhe as më pak, po përtej objektivit ambicioz të vendosur së bashku me Fondin Monetar Ndërkombëtar, që qysh këtë vit na krijojnë mundësinë të financojmë uljen e defiçitit dhe të borxhit publik, edhe pse objektivi i vendosur bashkarisht me Fondin Monetar ishte që ulja e defiçitit dhe borxhit të fillonte vitin e ardhshëm”, u shpreh Kryeministri Edi Rama.

Kreu i Qeverise sqaroi zërat tek të cilat do të shkojnë paratë e mbledhura mbi parashikimin e fillimvitit.

Infrastruktura rrugore eshte ne krye te tyre. Nje pjese e parave, do te shkojne per 51 projekte infrastrukturore te mbetura pergjysmë nga Qeveria paraardhese,ndersa jane parashikuar, – tha ai,- edhe 100 projekte te tjera rrugesh qe u konsideruan nga Qeveria e kaluar, vetem si kantiere per fushaten elektorale.

Një pjesë e parave do të shkojnë për shëndetësinë, vendosjen e helikopterëve të ndihmës së shpejtë në jug dhe veri, blerjen e autoambulancave, e aparaturave të dializës në të dy skajet e vendit.

Një pjesë shkon për arsimin, në ndihmë të fëmijëve, familjet e të cilëve nuk kanë mundësi t’ju blejnë libra shkollorë, do të ndihmohen me tableta elektronikë.

Eshte percaktuar po ne kete buxhet te rishikuar, fotografimi dixhital i territorit, fondi per shpronesimin e truallit per ndertimin e xhamise se Tiranes. Ky moment u shfrytëzuar nga Kryeministri per te argumentuar se Qeveria e tij eshte duke bere realisht legalizimin falas, kur tha se ish-pronaret jane duke u kompensuar nga buxheti i shtetit dhe jo nga parate qe duhej te mblidheshin nga legalizimet.

Buxheti i rishikuar, tha Kryeministri, i jep ekonomisë një hov tjeter, edhe permes shlyerjes se borxheve te prapambetura kompanive.

“Sot presim përfundimin e auditit ndërkombëtar të angazhuar sipas programit me FMN, rezultatet e të cilit, do të na japin mundësi që të marrim dritën jeshile për ta çuar në 350 milionë dollarë pagesën e borxheve deri në fund të vitit. Për herë të parë në historinë e qeverisjes të mos kete preferenca politike dhe të mos kete korrupsion, qoftë në kthimin mbrapsht të parave të borxheve për kompanitë, qoftë në rimbursimin e TVSH-së, që më në fund është një problem i zgjidhur për kompanitë dhe është jashtë sistemit të korrupsionit”, tha Rama.

Buxheti i rishikuar me rritje, ka bere optimist edhe per parashikimin buxhetit te vitit të ardhshëm, ministrin e Financave, Shkelqim Cani.

“Dëshiroj të përcjell tek çdo qytetar, tek çdo individ shqiptar, mesazhin e fortë se ekonomia po lëviz në drejtimin e duhur”, tha Cani.

Por, kryetari i Komisionit Parlamentar të Ekonomisë, Erjon Braçe edhe pse ka demonstruar përmes shifrave rritjen e të ardhurave krahasuar me vitin e kaluar, i ka kërkuar Qeverisë të marrë masa për të ulur evazionin tek mallrat e akcizës, e cila është taksa, me performancën më të dobët në buxhet.

“Nuk ka asnjë shans, asnjë mundësi që niveli i arkëtimit apo i zhdoganimit të mallrave të fortë, si karburante, birrë, pike alkoolike dhe cigare të jetë më i vogël se sa niveli i arkëtuar apo i zhdoganuar në vitin 2010. Kemi rritur masat e kontrollit, kemi vendosur dy kompani koncesionare që të administrojnë nga pikëpamja ligjore mallrat e akcizës.Prishini kontrata konsensionare që nuk kanë zbatuar dhe nuk kanë sjelle efekte pozitive, qoftë ato për pullat fiskale, qoftë ato për markimin e karburanteve”, tha Braçe.

Top Channel