Delevingne: Nuk mund të kesh miqësi me meshkujt

25/09/2014 00:00

Cara Delevingne ka deklaruar se e ka më të lehtë të jetë shoqe me femrat sesa me meshkujt pasi këta të fundit “duan vetëm seks”.

Modelja e famshme ka deklaruar për revistën ‘Allure’: “Mendoj se është më e vështirë të kesh miqësi me meshkujt sepse ata duan vetëm të bëjnë seks me ty.”

Kohët e fundit, Cara ka lidhur një miqësi të ngushtë me reperen Nicki Minaj, me të cilën kontakton shpesh.

Kush do të jetë personi tjetër që do të futet në listën e miqve të modeles? E sigurtë është që nuk do të jetë mashkull.

Top Channel