Cristiano, 30 milionë ndjekës në Twitter

25/09/2014 00:00

Cristiano Ronaldo ka arritur 30 milionë ndjekës në Twitter duke vazhduar të mbajë kryesimin e renditjes së sportistëve me më shumë ndjekës në këtë rrjet social.

Në vend të dytë renditet futbollisti Kaka’ me 20.9 milionë ndjekës, ndërsa në vend të tretë gjejmë basketbollistin LeBron James me 14.8 milionë ndjekës.

Cristiano shkroi: “E pabesueshme! Arrita 30 milionë ndjekës në Twitter, është fantastike. Faleminderit të gjithëve.”

10 sportistët me më shumë ndjekës në Twitter:

1. @Cristiano (Cristiano Ronaldo) 30 milionë
2. @Kaka (Ricardo Kaka) 20,9
3. @KingJames (Le Bron James) 14,8
4. @NeymarJR (Neymar Junior) 14,4
5. @10Ronaldinho (Ronaldinho Gaúcho) 10,7
6. @WayneRooney (Wayne Rooney) 9,9
7. @andresiniesta8 (Andrés Iniesta) 9,6
8. @3gerardpique (Gerard Pique) 9,4
9. @XabiAlonso (Xabi Alonso) 8,19
10. @KDTrey5 (Kevin Durant) 8,17

Top Channel