Pranga 33-vjeçarit, akuzohet për vrasje

25/09/2014 00:00

Policia e Tiranës gjatë një operacioni të sektorit operacional special të kërkimit arrestoi 33-vjeçarin Tatjan Gjashta

Ne janar te ketij viti ky shtetas goditi me sende te forta shtetasin Fatjon Tahiri, duke i shkaktuar atij vdekjen. Çeshtja u referua ne prokurori si nje vdekje natyrale, por pas verifikimit nga Instituti i Mjekësisë Ligjore – Tiranë u konkludua se ishte ushtruar dhunë me mjete të forta në pjesë të ndryshme të trupit.

Gjykata e Tiranes, kishte nxjerre masen e arestit me burg, per 33-vjeçarin, ndaj tij eshte ngritur akuza e “Vrasjes me dashje”,

Top Channel