PD: Qeveria po përkeqëson ekonominë

25/09/2014 00:00

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha i shprehu delegacionit të
Bankës Botërore në Shqipëri shqetësimin e opozites se ekonomia shqiptare
po pëson një përkeqësim të vazhdueshem për shkak të paaftësisë dhe
korrupsionit qeveritar.

Sipas kreut demokrat pasojat direkte te keqqeverisjes jane rritja e papaunesise dhe renia e fuqise blerese se konsumatorit.

Nga ana tjeter, zoti Basha sheh si rrezik perkeqesimin e klimes per biznesin, duke e bere Qeverine pergjegjese per ato qe i quan veprime antiligjore dhe arbitrare per prishjen e kontratave, prishjen e ndertimeve me leje dhe mosrespektimin e vendimit te gjykatave.

“Ka vetëm propagande dhe shoë mediatik, por asnjë plan konkret në mbështetje të zhvillimit”-i tha zoti Basha delegacionit te Bankes Boterore. Kryetari i Partisë Demokratike shtroi rëndësinë e transparencës duke shprehur shqetësimin për manipulimin e statistikave që publikohen.

“Ju inkurajojme maksimalisht qe t’i tregoni shqiptareve gjithnjë të vërteten, sfidat dhe rreziqet me të cilat ata përballen”-theksoi kryetari i Partisë Demokratike.

Top Channel