Qipro, mision shpëtimi për 300 emigrantë

25/09/2014 00:00

Qipro ka nisur një mision shpërtimi për të paktën 300 persona, të cilët mendohen të jenë refugjatë sirianë, e që janë bllokuar në brigjet perëndimore të ishullit.

Shumica e personave të rrezikaur janë gra e fëmijë, që kanë hipur në një anije të vogël peshkimi. Ata u pikasën rreth 55 milje detare (100 km) në Jug të qytetit piktoresk të Paphos, ndërsa që menjëherë janë nisur helikopterë drejt vendngjarjes.

Autoritetet qipriote thonë se kanë kapur sinjale alarmi në radio, teksa avina gjendej në ujërat pranë bregdetit qipriot.

Patrullat e rojes bregdetare dhe anije udhëtarësh kanë shkuar gjithashtu në vendngjarje, siç raportojnë mediat qipriote.

Gjatë këtij viti është vënë re një rritje dramatike e numrit të emigrantëve që kalojnë detin Mesdhe përmes varkave apo anijeve të mbipopulluara, veçanërisht njerëz që i largohen konfliktit në Siri. Shumica e tyre janë drejtuar për në Itali dhe Maltë.

Libia, e cila është goditur nga trazira dhe një situatë paligjshmërie, është bërë një nga nyjet kryesore të trafikut të njerëzve. Gjithsesi, edhe Qiproja është shumë pranë Sirisë.

Top Channel