Allegri më mirë se Conte, mbrojtja vendos rekord

25/09/2014 00:00

Kur u zbulua emri i tij si pasues i Antonio Conte-s shumica e tifozëve të Juventusit u shprehën optimistë, madje kishte edhe nga ata më radikalët që protestuan në qendrën stërvitore të bardhezinjëve.

Allegri nuk u demoralizua nga kjo dhe në konferencën e parë për shtyp si drejtues i Juventusit deklaroi se do të bindte tifozët me rezultatet në fushë.

Juventusi fitoi mbrëmjen e së mërkurës 3-0 ndaj Çezenës duke barazuar rekordin e Torinos së 1947-1948 në Serinë A me 21 fitore radhazi në fushën e vet. Sigurisht në barazimin e këtij rekordi kontributin më të madh e ka dhënë Antonio Conte, tashmë trajner i Italisë.

Por në katër javët e para Allegri ka vendosur një tjetër rekord; atë të katër fitoreve radhazi në nisje të kampionatit pa pësuar gol duke mundur Kievon 1-0 në takimin hapës, më pas Udinezen në shtëpi 2-0, Milanin në transfertë 1-0 dhe në fund po në Torino Çezenën 3-0.

Kampionati është i gjatë dhe skuadrat nuk kanë “nxehur ende motorrët” dhe Allegri-t do t’i duhet akoma shumë punë për të bërë që të harrohet emri i Antonio Conte-s në “Juventus Stadium”.

Top Channel