Ushtrimet që duhen bërë para mëngjesit

25/09/2014 00:00

Alarmi i zgjimit të mëngjesit është një tmerr për shumë persona, sidomos për ata që e kanë kohën e kufizuar dhe duhet të nxitojnë për të përgatitur diçka të shpejtë për të ngrënë e të vrapojnë për në punë.

Por cilat janë ushtrimet që kërkojnë pak minuta kohë dhe që ndihmojnë në zgjimin e organizmit për të patur një ditë sa më energjike?

Më poshtë një listë me disa ushtrime të thjeshta dhe kryesorja; marrin pak kohë;

Shtrihuni në një sipërfaqje të sheshtë, ngrini këmbët në 90 gradë dhe vendosni njërën dorë pas kokës. Gjeni ekuilibrin dhe përpiquni që dorën tjetër ta kryqëzoni me këmbën. Bëjeni këtë ushtrim disa herë duke ndryshuar duart për 1 minutë e 30 sekonda.

Pozicionohuni me njërën këmbë pas dhe tjetërn përpara duke përkulur gjunjtë deri në formimin e 90 gradëve tek pjesa e pasme e tyre. Më pas shtyni me këmbën e vendosur pas duke i alternuar ata. Ushtrimi kombinohet me lëvizjen e krahëve dhe të bustit. Zgjat 1 minutë e 30 sekonda.

Mbështetu me dy duart në dysheme, njërën këmbë përdoreni për t’u mbështetur ndërsa me tjetrën kryeni lëvizje vertikale. Alternoni këmbët për 1 minutë e 30 sekonda.

Në fund vendosuni në pozicionin e një sportisti sumo dhe më pas kërceni fort me të dyja këmbët. Mundohuni ta realizoni këtë sa më shumë që të jetë e mundur brenda 1 minute e 30 sekondave.

Kjo është lista me ushtrime të thjeshta pa harxhuar shumë kohë, të realizueshme në çdo ambient dhe që vënë të gjithë muskujt në lëvizje para se të nisë dita. 

FOTO GALERI
1/4

Top Channel