Japoni, nis praktika tradicionale e gjuetisë së delfinëve

25/09/2014 00:00

Në një fshat të vogël të Japonisë ka nisur masakra “legjitime” e delfinëve, në atë që konsiderohet si sezon i përvitshëm gjuetie, që vendos përballë njëri-tjetrit vlerat e ambientalistëve perëndimorë me atë që vendasit e quajnë praktike tradicionale gjuetie.

Taiji, një fshat bregdetar prej 3500 banorësh në prefekturën japoneze të Wakayamas, zhvillojnë çdo vit një sezon gjuetie ndaj delfinëve, që nis në Shtator e mbaron në Mars.

Peshkatarët vendas lejohen nga qeveria e prefekturës Wakayama, për të gjuajtur një kuotë vjetore prej afro 2000 delfinësh, të cilët variojnë ndër 7 specie të ndryshme, duke u bazuar në atë që qeveria lokale e quan praktikë tradicionale.

Shumica e delfinëve vriten për mishin e tyre, por shumë prej tyre shiten të gjallë për akuariumet anembanë botës.

FOTO GALERI
1/6

Top Channel