Foto e parë e Marsit nga sonda indiane

25/09/2014 00:00

Agjencia Indiane e Hapësirës publikoi imazhin e parë të mbërritur nga sonda që hyri në orbitën e Marsit ditën e mërkurë.

Në imazhin e dërguar nga sonda “Mangalyaan” shfaqet sipërfaqja e “Planetit të kuq” dhe në të duken qartë krateret e krijuara nga rënia e kometave dhe asteroidëve.

Sonda ka si mision të studiojë sipërfaqjen dhe atmosferën e Marsit dhe e bën Indinë vendin e katërt, pas Shteteve të Bashkuara, Rusisë dhe Agjencisë Hapësinore Europiane që dërgon me sukses një mision në orbitën e Marsit.

Por përtej suksesit shkencër, që mediat indiane e cilësojnë si një “arritje historike” misioni është vënë në qendër të vëmendjes edhe për koston e tij që është 10 herë më e ulët se Maven, misioni i fundit i NASA-s, madje me një buxhet akoma më të vogël se sa realizimi i filmit “Gravity”. 

Top Channel