Blloku paszgjedhor: Marrëveshja nuk preket

25/09/2014 00:00

Koalicioni paszgjedhor LDK-AAK-Nisma dhe Vetëvendosje nuk do ta rishikojë marrëveshjen e bashkëqeverisjes, edhe pse një gjë të tillë po e kërkojnë deputetë dhe zyrtarë të lartë të LDK-së.

Kryetari i këtij subjekti, Isa Mustafa i ka quajtur mendime personale ato që disa deputetë dhe zyrtarë tjerë të LDK-së kanë shprehur, që lideri i tyre të bëhet kryeministër, ndërsa Ramush Haradinaj e Albin Kurti zëvendës të tij.

I pari i LDK-së ka thënë pas takimit që ka zhvilluar blloku se ky koalicion është unik dhe do t’i qëndrojë deri në fund marrëveshjes së arritur.

Në takimin e së enjtes, krerët e koalicionit paszgjedhor janë shprehur të shqetësuar që kryesuesja e seancës konstituive, Flora Brovina ende nuk i ka dërguar ftesat tek deputetët për seancën e 2 tetorit.

Top Channel