“Trauma që po përjetojmë bashkë me familjet”

25/09/2014 00:00

Denisa Hysa sapo ka tërhequr dosjen nga Ministria e Arsimit. Një dosje që i tregon se është me shkollë të mesme, edhe pse është diplomuar vetëm dy muaj më parë për infermieri.

“Janë rreth 6 mijë euro të humbura dhe unë jam ende pa diplomë. Kam të gjitha mandatet në shtëpi, nuk i kam bërë llogari, por janë shumë. Madje familja nuk e ka marrë vesh ende, tani do ta mësojë që jap pa diplomë”, shprehet Denisa.

Ky është fati, me të cilin po përballen këto ditë studentët e “Universitetit Vitrina” dhe jo vetëm, universitete të cilat në prag të këtij fillimviti akademik u pezulluan nga Ministria e Arsimit.

“U futa të merrja dokumentet për të pasur mundësi të regjistrohem në një universitet tjetër, por këtu gjej vetëm një çertifikatë aftësie shëndetësore, që unë e kam marrë kur kam nisur universitetin, diplomën e shkollës së mesme bashkë me notat, dhe dy fotokopje të kontratave që unë kam nënshkruar në këtë universitet. Këto dokumente janë të pamjaftueshme, që unë të vazhdoj vitin e fundit diku tjetër, pasi kam kryer 2 vite për infermieri këtu”.

“Me mungesën e listës së notave i bie që nuk mund të vazhdoj dot vitin e dytë, apo ta nis nga e para”.

“Këta na thonë se po patët sërish mangësi mund të ankimoni, po ku të ankimosh, këtu s’ke kujt t’i kërkosh fare zgjidhje”.

“Kërkoj drejtësi se me këto 2 vite mua më ikën një jetë e tërë”.

Këta janë vetëm 4 nga qindra studentë, që bashkë me familjet e tyre po përjetojnë këto ditë një nga dramat më të mëdha të jetës.

Top Channel