Berlusconi: Inzaghi duhet të dëgjojë këshillat e mia

25/09/2014 00:00

“Kam shkuar edhe në Milanello për të mbështetur skuadrën, por nëse nuk bëjnë atë që them unë…”, ky ishte mesazhi i parë i dhënë nga padroni Silvio Berlusconi ndaj trajnerit Pippo Inzaghi, menjëherë pas humbjes së Milanit me Juventusin, në “San Siro”.

Por, nuk është mjaftuar me kaq presidenti i kuqezinjve. Ai i ka nisur edhe një tjetër mesazh teknikut të ri të Milanit, përmes të cilit thotë se “Milani do të fitojë, nëse Inzaghi do të dëgjojë këshillat e mia”, një mesazh i shprehur gjatë një eventi josportiv.

Një pjesë e parë për t’u harruar, që në fund u shoqërua me një barazim pas një disavantazhi të dyfishtë ndaj Empolit, bëjnë që Berlusconi të rikthehet të flasë për gjendjen aktuale të Milanit të tij. Do ta bënte pikërisht gjatë një konvente politike. “Inzaghi, më dëgjo! Vetëm kështu Milani do të kthehet të fitojë”.

Një frazë që faktikisht përsërit atë që padroni kuqezi ka thënë edhe kundër humbjes me Juventusin. Ndërkaq, Berlusconi pritet të zbresë në Milanello edhe këtë të premte, gjë që ndodh thuajse prej disa javësh, për të karikuar trajnerin dhe skuadrën përpara sfidës tjetër në transfertë, atë të së dielës ndaj Cesenas.

Top Channel