Drejtori i FBI kritikon Google dhe Apple

25/09/2014 00:00

Drejtori i FBI-së, James Comey ka kritikuar ashpër “Apple” dhe “Google” për teknologjinë e përdorur në smartphone për të bllokuar aksesin e përdoruesve ligjorë në informacionin e ruajtur në pajisjet edhe në rastet kur kanë mandat për të hetuar.

Policia ka thënë se aksesi për të kërkuar foto, mesazhe apo informacione të tjera në smartphone është thelbësore për zgjidhjen e një sërë krimesh të rënda, vrasje, abuzimi seksual me të mitur, deri te tentativat për sulme terroriste.

“Do të vijë një ditë kur kjo çështje do të jetë me tepër rëndësi për jetën e njerëzve… ne do të jemi në gjendje për të fituar akses te pajisje të tilla. Unë dua që të zhvillojmë një bisedë me kompanitë para se të vijë ajo ditë”, tha drejtori i FBI-së.

Comey shtoi se zyrtarët e FBI-së tashmë kanë bërë kontaktet e para me kompanitë, të cilat kanë shpallur iniciativat e reja të kodimit javën e kaluar. Ai tha se nuk mund ta kuptonte se pse kompanitë kërkojnë të bëjnë diçka që i mundëson njerëzve të vënë veten mbi ligjin.

Top Channel