Avionët francezë godasin ISIS në Irak

26/09/2014 00:00

Avionët luftarakë francezë goditën objektivat e Shtetit Islamik në Irak të enjten, ndërkohë që Shtetet e Bashkuara vazhduan me sulmet ajrore në Siri.

Sulmet franceze ishin një përgjigje e shpejtë për ekzekutimin e turistit Herve Gourdel nga ana e një grupi xhihadist që është i lidhur me ISIS-in. Militantët thënë se ekzekutimi u krye pas vendimit të Francës javën e kaluar, e cila u bë vendi i parë europian që u bashkua me SHBA-në për të goditur ISIS. Gourdel, 55 vjeç, u mor peng teksa po vizitonte Kabylie-n, rajon veri-lindor i Algjerisë.

Ndërkohë, drejtori i FBI James Comey tha se Uashingtoni kishte identifikuar personin e maskuar, militant i Shtetit Islamik, i cili ekzekutoi dy pengjet amerikanë në javët e fundit.

Kryeministri irakian ka bërë të ditur se zyrtarë të inteligjencës së vendit të tij kanë zbuluar një komplot, sipas të cilit do të sulmoheshin sistemet hekurudhore nëntokësore në Shtetet e Bashkuara dhe Paris.

Kryeministri Haider al-Abadi deklaroi se ishte informuar mbi veprimet e luftëtarëve të huaj mes radhëve të grupit ekstremist të Shtetit Islamik, të cilët ndodhen në Irak, se do të thurnin komplote për një sulm “të pashmangshëm”.

Top Channel