Kapshticë, kapet korrieri i drogës

26/09/2014 00:00

Një korrier droge është kapur mëngjesin e së premtes në pikën kufitare të Kapshticës, pasi iu gjetë me vete një sasi e vogël lënde narkotike.

Lajmin e bëjnë të ditur burime policore lokale, sipas të cilave në pranga ka përfunduar shtetasi Ilir Lalaj.

Gjatë kontrollit të dokumentave të tij nga pala shqiptare, agjentët kanë vënë re shenja tensioni tek 38-vjeçari dhe kanë kryer një kontroll të detajuar në automjetin e tij.

Kështu, në makinën tip “Benz” me targë “AA 208 KC” janë gjetur 5 kile kanabis sativa, që kanë mjaftuar që agjentët e kufirit t’i vënë pranga Lalajt.

38-vjeçari pritet të merret në pyetje nga agjentë të anti-krimit, ndërkohë që materialet do t’i kalojnë së shpejti prokurorisë për hetim të mëtejshëm.

Top Channel