ILDKP, kallëzim penal për 6 zyrtarë

26/09/2014 00:00

Instituti i Lartë për Deklarimin dhe Kontrollin e Pasurive ka bërë në 24 orët e fundit kallëzime penale për gjashtë zyrtarë të shtetit.

Sipas një njoftimi për shtyp, zyrtarët në fjalë, të cilët u përkasin strukturave të ndryshme shtetërore, akuzohen për vepra penale të karakterit financiar.

Kështu, mes personave të kallëzuar është një gjyqtar, i cili akuzohet për deklarim të rremë të pasurisë. Një tjetër është zyrtarja e Ministrisë së Financave, Irena Gjika, e cila akuzohet për fshehje të pasurisë.

Ndërkohë, për të njëjtën akuzë janë kallëzuar edhe katër inspektorë të Tatimeve, Artur Taraj, Agron Selimaj, Artan Bega dhe Arben Xhaferri.

Top Channel