Jeta nën pushtetin e ISIS

26/09/2014 00:00

Vetëm një jave përpara bombardimeve amerikane dhe atyre të vendeve
aleate me Shtetet e Bashkuara në luftën kundër ISIS-it, fortesa e grupit
militant në Siri, Raqqa, në sytë e aktivistëve të atjeshem, ishte një
qytet thuajse i pashpresë.

Dy reportazhe te realizuara njeri para pak ditesh per “Wall Street Journal” dhe tjetri i transmetuar 8 muaj me pare, tregojne sesi eshte transformuar nen daren e militanteve te ISIS-it jeta e banoreve te Raqqa-se dhe sa pak kishin ndryshuar gjerat brenda ketyre muajve.

Nga percja e detyruar per grate, tek muzika e ndaluar dhe djegia publike e cigareve, njerezit atje, pavaresisht besimeve te ndryshme, e gjeten veten papritur ne nje realitet njesoj te huaj per ta.

“Me pelqen te degjoj muzike, por ky shteti islamik na e ka ndaluar muziken. Na detyrojne te degjojme vetem kuranin, asgje tjeter”, thote një banor, për “The Guardian”, në 19 shkurt të këtij viti.

“Grate detyrohen te mbajne perce, por islami nuk eshte feja e vetme ne kete qytet, ketu ka dhe besime te tjera e kete gje ata duhet ta respektojne. Njerezit jetojne ne frike, ne terror. Feja jone eshte islami dhe ne e praktikojme, por ajo eshte fe qe te drejton, asgje nuk imponohet me dhune”, thotë një shtetase me shami në kokë, në dokumentarin e 19 shkurtit.

“Rregulla te tilla edhe mund te na i vendosnin me detyrim po te ishim myslimane, por ne nuk jemi, jemi te krishtere. Ka shume familje qe jane detyruar te largohen vetem prej gjerave te tilla si nikabi”, thotë një banore tjetër.

“Duhani nuk lejohet; po te pane me pakete cigaresh ne dore, denohesh me fshikullima kamzhiku. Edhe po gjeten ndonje vend qe shet cigare, i vene flaken”, thotë një tjetër banor.
 
E ngjashme ishte situata edhe pak dite me pare. ISIS-i vendoste orare te levizjes neper rruge, cigaret dhe alkooli ndalohen rreptesisht dhe militantet mberrinin deri aty sa kontrollonin neper dyqane rrobat e femrave, te cilat duhet te jene ne perputhje me kodin e tyre  ultrakonservator te veshjes.

“Kete fustanin mund ta veshe per te shoqin po deshi, ashtu po, lejohet, por ti mos e ekspozo ne rruge, fute brenda”, thotë milianti I ISIS.

Ekzekutimet neper rruge kane qene aq te shumta sa ishin bere dicka gati e zakonte. Por kjo nuk jeta me te cilen banoret e Raqqa-se jane mesuar dhe pavaresisht frikes prej militanteve te njohur tashme per dhunen e tyre, grupe aktivistesh perpiqen te reagojne me menyra nga me te ndryshme, qofte edhe nepermjet publikimeve ne internet te asaj cfare realisht ne kete vend, edhe pse e dijne se rrezikojne shume.

“Ndonjehere me shkon ndermend te terhiqem. Pastaj mendoj te gjithe shoket e mi te zhdukur per fatin e te cileve askush nuk dihet me asgje, dhe mendoj se cfare do t`iu them kur t`i takoj ne diten e gjykimit e te me pyesin nese bera menjane dhe e mbeshteta ISIS-in ne heshtje”, thotë një aktivist.

Top Channel