Nga Europa, 3 mijë xhihadistë   

26/09/2014 00:00

Shefi i Bashkimit Europian për antiterrorin i tha BBC-së se numri i
luftëtarëve europianë të bashkuar me xhihadistët në Siri e Irak është më
shume se 3.000, një shifër kjo mjaft më e lartë nga sa mendohej deri
tani.

Gilles de Kerchove paralajmeroi gjithashtu se mesymja ajrore e perendimit mund te shtoje rrezikun e sulmeve hakmarrese ne kontinentin e vjeter.

“Numri 3.000 perfshin te gjithe te huajt qe kane qene ne rajon, ata qe jane kthyer prej andej dhe te vraret ne luftime. Shpallja e kalifatit islamik ne qershor luajti rol te rendesishem ne terheqjen e nje mbeshtetje me te madhe nga Europa.Por sulmet ajrore te Shteteve te Bashkuara dhe aleateve te tyre perendimore e kane pershkallezuar rrezikun e nje pergjigjeje te dhunshme te militanteve islamike kunder objektivave ne Europe. Kete e pame qarte me francezet: perpara disa ditesh leshuan nje deklarate ku thuhej se do te kete shpagim ndaj koalicionit dhe nje shtetas francez u rrembye ne Algjeri e iu pre koka”, thotë De Kerchove.
 
Forcat e udhehequra nga Shtetet e Bashkuara kane ndermarre qe prej gushtit 200 sulme ajrore kunder militanteve te ISIS-it ne Irak e te henen nisen bombardimet e pozicioneve te xhihadisteve edhe ne Siri. Washingtoni eshte duke perdorur ne kete fushate ajrore te ashtequajturin “mbreti i qiejve”, F-22 Raptor- perfaqesuesi i gjenerates me te re te avioneve super te sofistikuar ushtarak per te cilin Siria shenoi mundesine e perfshirjes per here te pare ne misione luftarake. Pentagoni ka shpenzuar plot 67 miliarde dollare per vetem 195 avione te tille. F22 Raptor mund të arrijë shpejtësinë mbi 3200 kilometra në orë, është i pajisur me se miri me raketa, ka një motor më të fuqishëm se llojet e tjera të avionëve luftarakë dhe mund të godasë objektivin me saktësi të plotë nga 25 kilometra distance. ISIS-i avansoi ndjeshem muajt e fundit duke marre nen kontroll pjese te medha territori ne veri te Irakut e ne Siri.Nga perllogaritjet e CIA-s, rezulton se ne te dy keto vende shteti islamik mund te kete gati 31.000 luftetare, apo tre here me shume nga besohej ne perendim.

Top Channel