Victoria Beckham ndjek gjurmët e Angelina Jolie. Edhe ish-anëtarja e grupit Spice Girls, njësoj si bashkëshortja e Brad Pitt, do të ofrojë kontributin e saj në Kombet e Bashkuara.

Ndryshe nga Jolie, që punon në Agjencinë e OKB për Refugjatët, zonja Beckham është tashmë ambasadorja e re e vullnetit të mirë për luftën kundër SIDA-s.

Emërimi i saj u shpall gjatë një eventi në Mollën e Madhe, në kuadër të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. Këngëtarja dhe stilistja mbajti edhe një konferencë shtypi në Pallatin e Qelqtë në Nju Jork përkrah drejtorit ekzekutiv të UNAids.

“Ëndërroj një gjeneratë të lirë nga virusi dhe e di që Victoria do të na ndihmojë të arrijmë këtë objektiv”, deklaroi Michel Sidibe. “Kreativiteti, inovacioni dhe fama e saj do të shumëfishojnë përpjekjet tona për të na sjellë një hap më pranë fundit të epidemisë”, tha ai.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel