Hetim pasurisë së dy anëtarëve të KLD-së

26/09/2014 00:00

Komisioni hetimor parlamentar, i ngritur për shkarkimin e dy anëtarëve
të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Elvis Çefa dhe Lulzim Lelçaj do të
hetoje veç të tjerave edhe pasurinë e dy anëtareve, si dhe lidhjet
familjare mes të gjithë anetarëve të tjerë në Këshillin e Lartë të
Drejtësisë.

Ka qene kjo, nje kerkese e deputetit Spartak Braho ne mbledhjen e sotme, ku u miratua rregullorja dhe procedurat qe do te ndiqen ne kete komision hetimor, i cili zhvillohet pa pranine e 4 deputeteve te opozites.

“Mendoj se është e domosdoshme të hetohen edhe lidhjet familjare te anëtarëve të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, të stafit të KLD-së, si dhe pasuria e Çefës dhe Lelçajt.Janë çështje që kanë krijuar problematikë dhe ka të dhëna edhe nga shtypi, kështu që ta hetojmë edhe këtë pjesë”, tha Braho.

Kreu i Komisionit Hetimor, Armando Subashi shpjegoi, se hetimi paraprak ka te beje me grumbullimin e te dhenave nga institucionet shtetore lidhur me çdo korrespondencë të tyre me KLD-në dhe çdo vendim të KLD-së gjatë gjithë periudhës së punës të dy anëtarëve në Këshillin e Lartë të Drejtësisë.

“Do t’i kërkojmë shkresë zyrtare, në rradhë të parë KLD-së, për të na dërguar brenda një afati të arsyeshëm të gjithë dokumentacionin përkatës që ka të bëjë me procesverbalet e mbledhjeve, me vendimet e marra nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë. Do t’i kërkojmë gjithë dokumentacionin e nevojshëm lidhur me procedurën që është ndjekur nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë, në rastin e testimit profesional të gjyqtarëve, lidhur me emërimin në Gjykatat Administrative. Në kërkesat tona duhet të shtojmë edhe gjithë mënyrën e emërimit të administratës të Këshillit të Lartë të Drejtësisë”, tha kryetari i Komisionit, Armando Subashi.

Nje tjeter moment i hetimit, sipas Subashit, ka te beje me kerkesat qe kane bere ish-kryetarja e Gjykates se Larte dhe ish-prokurorja e Pergjithshme lidhur me emerimin e tyre ne Gjykaten e Apelit.

Komisioni do te hetoje edhe per proceduren e ndjekur për emërimin e drejtorit te shkolles se magjistraturëes, korrepondencat me ministrat e Drejtësisë. Këto informacione do të mblidhen deri të enjten dhe më pas, në mbledhjen e rradhës, do të përcaktohen se cilët persona do të thirren në Komision dhe më pas do të nisë hetimi.

Top Channel