Integrimi, ja çfarë përfiton Shqipëria

26/09/2014 00:00

Fondacioni Shqipëria e Hapur, së bashku me Qendrën për Konkurrueshmërisë
dhe Tregëtinë, Ndërkombëtare publikuan gjetjet e një analize, se cilat
janë konstot dhe përfitimet nga procesi integrimit të Shqipërisë në BE.

Si përfitime renditen përmirësimi kuadrit legjislativ,vendosja e standarteve të përbashkëta për asistencën financiare, ngritjen e isntitucioneve të reja, hapjen e vendimmarrjes përkundrejt aktorëve të tjerë shoqëror dhe rritjen e llogaridhënies.

Ndërsa përsa i takon kostove të këtij procesi analiza e këtij studimi vëren se është krijimi i varësisë ndaj kushtëzimeve të BE-s, duke cënuar kështu krijimin e një kulture qëndrueshmërie dhe të qënësishme të politikave dhe proceseve që burojnë nga brenda dhe jo të kushtëzuara nga presioni jashtëm.

‘Sigurisht, – tha ministria e Integrimit Klajda Gjosha,- që ashtu siç pasqyrohet edhe në këtë studim, kjo fazë ka përfitime dhe kosto për Shqipërinë, ndaj detyra më e madhe që i shtrohet gjithë aktorëve të procesit, por së pari  institucioneve vendimmarrëse është menaxhimi sa më i mirë i këtyre kostove’.

Top Channel