Dëmshpërblim për kushtet e burgut

26/09/2014 00:00

4.808 euro dëmshpërblim për burgim në kushte të papërshtatshme sepse në
qeli nuk kishte në dispozicion sipërfaqen minimale prej tre metrash
katrorë.

Është ky vendimi i marrë nga Gjykatat e Padovës e cila i njeh një të burgosuri shqiptar edhe dhjetë ditë ulje të dënimit për të njëjtën arësye.Është hera e parë që në Itali zbatohet dekreti mbi burgjet i aprovuar në muajin qershor te ketij viti.

Ky dekret u miratua pikërisht për të evituar sanksionet e Gjykatës Europiane për të Drejtat e Njeriut e cila disa hërë ka paralajmëruar italianë lidhur me kushtet e jetesës së të burgosurve në vend.

I burgosuri shqiptar, i dënuar me gjashtë vjet heqje lirie për bashkëpunim në krime, shfrytëzim të prostitucionit të të miturve, për dhunë dhe dëshmi të rremë, ka dalë tanimë nga burgu. Por rasti i tij po shkakton polemika, ndërkohë që Ministria e Drejtësisë është shprehur kundër vendimit dhe ka paraqitur menjëherë një ankesë.

Top Channel