Hungaria i ndërpret gazin Ukrainës

26/09/2014 00:00

Operatori hungarez i gazit, FGSZ, njoftoi pezullimin e furnizimit të Ukrainës fqinje për një periudhë kohe të papërcaktuar.

Që kur Rusia ia mbylli Kievit rubinetat e gazit ne muajin qershor per shkak te faturave te papaguara, vendi ka marre gaz nga Hungaria, Polonia e Sllovakia. Por ndalimi i furnizimit nga FGSZ krijon veshtiresi te reja. Nderprerjen e dergesave te gazit e konfirmoi dhe firma shteterore ukrainase Naftogaz, qe e cilesoi levizjen “te papritur e te pashpjegueshme”.

Vete kompania hungareze justifikohet me arsyet teknike dhe pretendimin se nevoja e brendshme per gaz, sa vjen e rritet. Me dimrin qe po afron, shtohet frika se Ukraina nuk do te jete ne gjendje te ofroje ngrohje ne banesa e fuqi per industrine pa furnizim me gaz nga Rusia.

Te premten, ministri ukrainas i Energjise dhe homologu i tij rus takohen ne Berlin per nje raund bisedimesh te ndermjetesuara nga Bashkimi Europian, te cilat synojne gjetjen e nje zgjidhje te krizes. Veprimi i papritur i Hungarise erdhi vetem tre dite pas nje takimi qe kryeministri Viktor Orban zhvilloi ne Budapest me kreun e gjigandit rus te gazit, Gazprom. Orbani eshte shfaqur me kohe si kritik i sanksioneve te BE-se ndaj Moskes e ka mbajtur me kete te fundit marredhenie me te ngushta sesa me fqinjet e tij te Europes perendimore. Ne fillim te ketij viti, Gazpromi dhe shefi i Kremlinit Vladimir Putin paralajmeruan per pasoja serioze nese vendet anetare te BE-se do ta furnizonin Ukrainen me gaz.

Top Channel