Refugjatët braktisin anijen turistike

26/09/2014 00:00

Policia e Qipros arriti t`i bindë 300 emigrantët, sipas gjasave siriane, të zbrisnin nga anija turistike që i kishte shpëtuar.

Pas negociatash të gjata, personat në bordin e kroceres ‘Salamis Filoxenia’ u binden me ne fund te largoheshin prej andej. Problemet nisen te enjten pas refuzimit te emigranteve per te lene mjetin lundrues. 65 vete kishin pranuar te zbrisnin gjate nje ndalese ne Limassol te qipros, por te tjeret kembengulnin te shkonin ne Itali.

300 pasagjere ruse qe udhetonin me ‘Salamis Filoxenia’ me ndalese te radhes Haifane, ne Izrael, e pane udhetimin t`iu nderpritej ndersa kompania pergjegjese u detyrua t`i akomodonte neper hotele te Limassolit.

Refugjatet, qe besohet te jene nga Siria, ishin duke lundruar me nje peshkarexhe te vogel. Te mbetur ne mes te detit ne kushtet e nje moti te keq, ata qene detyruar te leshonin sinjale per ndihme. Ne peshkarexhe ndodheshin edhe 52 femije. Krocera e ndodhur ne afersi eshte kthyer tek ata duke i marre njerezit ne bordin e saj. 8 nga te shpetuarit kane probleme dehidratimi, por pjesa tjeter, pervec disa shqetesimeve te vogla, pergjithesisht eshte ne gjendje te mire shendetesore.

Drejtori ekzekutiv i linjave turistike Salamis, Kikis Vassiliou tha se humbjet e kompanise per shkak te shpetimit te emigranteve, llogariten ne qindra mijera euro. Kete vit, numri i emigranteve qe kalojne Mesdheun me varka te mbushura pertej kapacitetit te tyre eshte rritur ndjeshem dhe nje pjese e mire e klandestineve jane njerez qe i largohen konfliktit ne Siri, me shpresen se nepermjet detit do te arrijne ne Itali dhe Malte.

Top Channel