Riparohet defekti në termocentralin Kosova B

26/09/2014 00:00

Njesia gjeneruese B2 në termocentralin Kosova B, është rikthyer në funksion pas disa orësh avarie nje dite më parë.

Kjo u bë e ditur për Top Channel nga zëdhënësi i KEDS-it Guri Shkodra, i cili tha se defektet në B2 tashmë janë riparuar dhe nuk ka probleme me furnizim të energjisë elektrike.

KEDS kishte njoftuar një ditë më parë, për daljen nga puna të njesisë gjeneruese B2 për shkak të defekteve dhe si pasojë janë detyruar të bëjnë ndërprerje të furnizimit me energji elektrike.

Sipas Guri Shkodrës, furnizimi momental me energji elektrike është i mjaftueshëm për nevojat e qytetarëve.

Top Channel