Oklahoma, ekzekutim në vendin e punës

26/09/2014 00:00

Një burrë ka ekzekutuar me prerje koke një grua, pas një grindjeje të çastit gjatë punës, kanë bërë të ditur zyrtarë amerikanë të zbatimit të ligjit. Ngjarja është raportuar këtë të premte në Oklahoma.

Agresori besohet të jetë përpjekur të vrasë edhe një tjetër punonjëse, sipas zyrtarëve, të cilët shtojnë se ajo ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes, në fabrikën e përpunimit të Ushqimeve Vaughan, në Moore, rreth 16 km në Jug të qytetit të Oklahomas.

Ende nuk ka asnjë të dhënë, që mund ta lidhë këtë ngjarje me terrorizmin, por mësohet se një oficer policie ka mundur ta qëllojë të dyshuarin, i identifikuar si 30-vjeçari Alton Alexander Nolan, i cili është dërguar menjëherë në spital dhe mendohet që mund t’i mbijetojë plagëve të marra.

Top Channel