“KLD, axhenda personale me gjyqtarët”

26/09/2014 00:00

Për ministrin e Drejtësisë Nasip Naço, anëtarët e Këshillit të Lartë të
Drejtësisë ndjekin axhendën e tyre personale në emërimet e gjyqtarëve.
Naço tha se të dy perfaqesuesit e parlamentt ne KLD kane shkelur ligjin
dhe duhet te largohen nga detyra.

“21 kryetarë gjykatash vazhdonin deri në 5-6 vjet të deleguar dhe të komanduar. Mjafton ky fakt, për të treguar që dy anëtarët në KLD, të zgjedhur nga Kuvendi kanë fjetur gjumë, përsa kohë nuk kanë zbatuar atë vendim të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, i cili përcaktonte që një kryetar gjykate mund të komandohej deri në tre muaj. Nëse ikin 5 vjet, unë besoj dhe them prapë që dy anëtarët kanë fjetur gjumë, ose kanë patur axhendë tjetër personale gjatë ushtrimit të detyrës së tyre, si anëtarë të KLD-së”, tha Naço.

Ministri thote se nuk behet fjale per ndryshimin e numrave te KLD-se, por eshte e gjitha çeshtje e nje fryme te re te funksionimit te ketij Keshilli.

“Absolutisht ne kërkojmë të ndryshojmë vetëm frymën në KLD. Nuk duam të ndryshojmë numrat, kjo nuk është çështje numrash. Pavarësia e gjyqësorit është e garantuar. Ju e dini, që KLD përbëhet nga 15 anëtarë, ku 9 zgjidhen nga konferenca gjyqësore kombëtare dhe kryetari i Gjykatës së Lartë, bëhen 10. Pra, raporti është gjithnjë 10 me 5, për shkak edhe të politikës”, tha Naço.

Ministri i Drejtesise solli serish ne vemendje, largimin nga Tirana te magjistrateve nga KLD dhe sjellja e gjyqtareve aprofesionale ne kete gjykate.

“Propozimi im është që gjithë ata studentë, magjistratë të emëroheshin në bllok në vendet vakante në Tiranë. Kuptohet që axhenda personale i anëtarëve të KLD-së, i transferoi në rrethe të largëta dhe sollën në Tiranë, ata, që për mendimin tim, më shumë se gjysma nuk i takonte të ishin gjyqtarë dhe vazhdojnë të jenë gjyqtarë në Gjykatën e Tiranës, për shkak të nivelit dhe profesionalizmit të  tyre, apo edhe shkeljeve që janë evidentuar ndër vite”, tha Naço.
 
I pyetur nga gazetaret per ish-prokuroren e Pergjithshme Ina Rama, nese kjo e fundit do te ishte nje kandidature per KLD-në, ministri Naço tha se te gjithe jane te lire te kandidojne per kete post.

Top Channel