Shqipëria furnizoi Irakun me armë

26/09/2014 00:00

Shqipëria ka përfunduar misionin e saj të mbështetjes me armë dhe municione të qeverisë së Irakut, në luftë kundër ISIS-it.

Qeveria shqiptare ju bashkua shteteve te cilat do te japin kontribut ndaj qeverise irakene ne lufte kunder terrorizmit. Ministria e Mbrojtjes njoftoi sot me ane te nje deklarate per shtyp, per te informuar opinionin se, perfundoi me sukses operacioni i dërgimit të ndihmës me armë dhe municione në ndihmë të qeverisë së Irakut.

Ne deklarate thuhet se, “Shqiperia edhe një herë tjetër dëshmoi se është në krah të mbrojtjes së vlerave të demokracisë dhe paqes”. Sasia e falur e municioneve dhe armeve eshte mbajtur sekret nga kjo ministri, pasi nuk lejohet publikimi i saj. Me kete rast, Ministria e Mbrojtjes znj.Mimi Kodheli, i dergoi nje leter falenderimi te gjithe shteteve qe kontribuan ne kete operacion, SHBA-ve, Britanisë së Madhe, Kanadasë, Danimarkës dhe Australisë.

Top Channel