Kuvendi, PD zgjeron vendimmarrjen

26/09/2014 00:00

Partia Demokratike përmbyll në fundjavë procesin e gjatë, më shumë se
njëvjeçar, të riorganizimit të saj pas humbjes së thellë të zgjedhjeve
parlamentare.

Kryetari Lulzim Basha, i zgjedhur sipas parimit, një anëtar, një votë ka thirrur Kuvendin Kombetar, forumi me i larte politik i çdo partie, për të miratuar disa ndryshime në statut dhe për të zgjedhur Këshillin e ri Kombëtar, një tjetër forum i rëndësishëm që zgjedh më vonë, çdo organ në parti, që nga anëtaret e kryesise, nenkryetaret, sekretarin e pergjithshem, sekretaret dhe deri tek drejtuesit e departamenteve. Dhe keta te gjithe do te jene shumë.

Ne fakt, “me shume” do te nise edhe vete Kuvendi, ku jane 7500 delegate, 3 here me shume se çdo here tjeter, per te rritur sa me shume, siç thote kryetari Lulzim Basha, baze e vendimmarrjes se anetaresise. Me shume se asnjehere do te jene edhe anetaret e Keshillit Kombetar, me shume do te jene anetaret e kryesise, sekretaret dhe nenkryetaret e partise.

Sasine e anetaresise ne organet drejtuese te Partise Demokratike e percaktojne ndryshimet ne statut, ku pershembull numri 2, qe kufizonte nenkryetaret, eshte hequr.

Statuti sjell edhe risi te tjera ne organizimin dhe drejtimin e Partise Demokratike, por me i rendesishmi eshte ai i parimit “nje anetar, nje vote”, me te cilin zgjidhet çdo kryetar i çdo niveli ne Partine Demokratike. Ajo qe bie ne sy eshte kufizimi i mandatit jo me shume se dy here, per kryetaret e seksioneve pershembull, por ndryshimet statutore nuk percaktojne kufizime ne numer mandatesh per kryetarin e Partise Demokratike.

Eshte shume heret per te bere nje vleresim, nese sasia e anetareve te shumte te organeve drejtuese te Partise Demokratike do te ndikoje apo ajo negativisht tek cilesia e vendimmarrjes se tyre. Por, shume shpejt do te jete koha per te bere nje vleresim per te rinjte qe do te perbejne trupen e re drejtuese te Partise Demokratike, emrat e te cileve ende mbeten te panjohur, sepse deri tani kryetari i Partise Demokratike nuk ka pranuar te permende emra per te mos ndikuar procesin e votimit gjate zhvillimit te Kuvendit Kombetar. Ky Kuvend i Partise Demokratike eshte fundi i nje procesi per organizimin e brendshem te forces me te madhe te opozites, por ky Kuvend shenon edhe fillimin e nje testi shume te veshtire per Lulzim Bashen, lidershipi i te cilit do te matet se pari me votat qe Partia Demokratike do te marre ne zgjedhjet lokale te qershorit 2015.

 

Top Channel