Danimarka nis 7 avionë në Irak, Belgjika 6

26/09/2014 00:00

Edhe Danimarka i është bashkuar koalicionit të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara në sulmet kundër militantëve të Shtetit Islamik, duke kontribuar me dërgimin e 7 avionëve luftarak “F-16” në Irak.

Lajmi është bërë i ditur nga kryeministrja Helle Thorning-Schmidt gjatë së premtes. Ajo u shpreh gjatë një konference për shtyp se kishte marrë një kërkesë zyrtare për ndihmë nga Shtetet e Bashkuara, mbrëmjen e së enjtes.

“Qeveria është e gatshme për të dërguar sa më shpejt 7 avionë luftarak F-16 në operacionin kundër militantëve të ISIS”, tha Thorning-Schmidt.

Ajo shtoi se avionët e dërguar do të operojnë vetëm në hapësirën ajrore të Irakut, e jo në atë të Sirisë, duke shprehuar që Parlamenti danez të miratonte pjesëmarrjen e vendit të tyre, javën e ardhshme, në këtë betejë ndërkombëtare kundër ekstremistëve.

Një ndihmë e ngjashme vjen edhe nga Belgjika, por me 1 avion më pak krahasuar me Danimarkën.

Top Channel