PD: Afera e CEZ-it po rrit çmimin e energjisë

26/09/2014 00:00

Partia Demokratike reagoi pas lajmit se operatorët e energjisë elektrike
po kërkojnë një rritje të re të çmimit. Sipas saj, kjo është pasoje e
aferës së CEZ-it dhe se shqiptaret e kane paguar nje here kete rritje
çmimi e skane pse e paguajnë sërish tani.  

“Afera CEZ” i ka kushtuar dhe do t`i kushtojë shumë Shqipërisë, në planin financiar, ekonomik dhe atë të imazhit ndërkombëtar. Në planin ekonomik dhe  financiar siç edhe kemi paralajmëruar, kjo aferë do të sjellë rritjen e çmimit të energjisë elektrike. E verteta është se shqiptarët e kanë paguar një herë këtë rritje çmimi, dhe nuk duhet të paguajnë përsëri.Imazhi i dëmtuar i Shqipërisë nga kjo afere, nuk do te mund te rifitohet, sepse maxhoranca duke paguar CEZ, ka marrë padrejtësisht mbi vetë fajin. Per ne, interesi i Shqipërisë dhe shqiptarëve, vjen mbi gjithçka. Pikerisht për këtë, të gjithë ata që e shkaktuan dhe e “shijuan” këtë megaskandal, do të vihen përpara përgjegjësisë së plotë individuale. Drejtësia do të vendoset me çdo kusht”, tha Enno Bozdo, ish-zëvendësministër i Financave.

Top Channel