Kukës, drejtuesi i OSHEE: Asnjë tolerim në rrjet

26/09/2014 00:00

Pak ditë pasi u qëllua me armë zjarri nga një debitor që nuk pranonte të
paguante, drejtuesi lokal i Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë
Elektrike deklaron se nuk do të ketë asnjë tolerim për nderhyrjet në
rrjet.

“Abonentët po ndërgjegjësohen për të paguar energjinë elektrike. Të gjithë abonentët duhet të paguajnë, pasi ajo që shpenzohet duhet të paguhet”, thotë Astrit Cengu, drejtor i OSHEE.

Kukesi eshte nje nga zonat me numer te larte te mospagimit te faturave te energjise elektrike, edhe per shkak te varferise qe ka pushtuar shume familje.

Sa i takon arkëtimit, tek konsumatorët familjarë janë arkëtuar 2.3 milionë lekë, ndërkohë që tek konsumatorët privatë janë arkëtuar rreth 3.2 milionë lekë të reja. Në total për periudhën Janar – Gusht  janë arkëtuar rreth 105 milion lekë të reja, më shumë se e njëjta periudhë e një viti më parë, ose e shprehur në përqindje 79.93% më shumë.

Top Channel