“Ok” celularëve në fluturime me avionë

26/09/2014 00:00

Agjencia europiane për sigurinë ajrore ka dhënë “dritën jeshile” për përdorimin e disa mjeteve elektronike, përfshi kompjuterave portabël, lexuesve mp3, por edhe smartphone apo tabletë, gjatë një udhëtimi me avionë.

Sipas rregullave të reja, – shpjegon EASA në faqen e saj të internetit, – kompanitë ajrore mund t’u lejojnë pasagjerëve të qëndrojnë të lidhur me internet apo edhe me valë telefonike, pa i detyruar ata të kalojnë telefonat në gjendje “në fluturim”.

Top Channel