Damon: I detyrohem gjithçka Robin Williamsit

26/09/2014 00:00

Matt Damon ka deklaruar se i është shumë borxhli aktorit të ndjerë Robin Williams, i cili u vetëvra në muajin gusht.

Protagonisti i ‘The Bourne Identity’ së bashku me shokun e tij Ben Affleck fituan famë në Hollivud me filmin e vitit 1997 ‘Good Will Hunting’, në të cilin jo vetëm interpretojnë, por edhe janë skenaristë. Sipas Damonit, ky film nuk do të kishte pasur suksesin që pati pa pjesëmarrjen e Robin Williamsit.

“Beni dhe unë i jemi shumë borxhlinj atij njeriu. Ai pranoi filmin tonë dhe e bëri të famshëm. Shoh jetën time dhe e di që gjithçka nisi nga ai”, tha Matt Damon për ‘Yahoo’.

Robin Williams u vetëvra në moshën 63-vjeçare pasi vuante nga depresioni.

Top Channel