Kukësi fiton në transfertë ndaj Apolonisë

26/09/2014 00:00

Kukësi i është rikthyer fitores duke mundur 0-1 në transfertë Apoloninë e Fierit.

Goli i  vetëm i ndeshjes u shënua nga kroati Pero Pejic në minutën e 44 të takimit.

Edhe pse në minutën e 55 mbeti me 10 lojtarë për shkak të kartonit të dytë të verdhë të marrë nga Kushtrim Lushtaku, Kukësi arriti të ruante avantazhin deri në fund.

Me tre pikët e marra në Fier, nënkampionët shkojnë në kuotën e 10 pikëve dhe javën e ardhshme presin në shtëpi Teutën.

Top Channel