Turizmi i së ardhmes do refuzojë teknologjinë

26/09/2014 00:00

Ne ndoshta e kemi të pamundur të parashikojmë të ardhmen, por për “Lonely Planet”, agjencinë turistike nuk është e tillë.

Në bashkëpunim me Shoqatën Ndërkombëtare të Transportit Ajror (IATA), kjo agjenci rendit një sërë ndryshimesh që do të ndodhin në dekadat që do pasojnë në fushën e turizmit.

Në parashikim “Lonely Planet” rëndit një sërë ndryshimesh të rëndësishme, por për t’u përmendur vlen ajo e tendencës larg teknologjisë.

Nëse në ditët e sotme asnjë person nuk bën dot pa telefonin celular dhe internetin, në të ardhmen kërkesat më të mëdha do të jenë për hotele pa shërbimin Wi-Fi dhe pushuesit do të lënë në shtëpi telefonat celularë.

Një tjetër parashikim është edhe ulja e çmimeve të fluturimeve të avionëve dhe bashkë me të edhe e kostos së udhëtimit, gjë që sipas agjencisë do të ndryshojë fizionominë e shumë festave botërore.

Kjo do të thotë se në vitet e ardhshme do të ketë më shumë vizitorë të huaj në Karnavalet e Brazilit, në vrapimin e demave në Spanjë, në festivalin e birrës në Gjermani apo në Mardi Gras në Nju Orleans të Shteteve të Bashkuara.

Top Channel